Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj ndaj Naim Murselit dhe dy të dyshuarve të tjerë, për vrasjen e Liridona Ademaj – Murselit.
Vendim ky i marrë nga gjyqtarja e procedurës paraprake Sulltane Hoti, pas kërkesës së Prokurorisë të përpiluar nga Prokurorja Besa Luma.
Seanca dëgjimore është mbajtur sot në departmentin e krimeve të rënda të ksaj gjykate.