Lajme
Nga një muaj paraburgim dy personave për tentim vrasjen në Greme
Demokracia
16:11 | 02 Maj 2025

Share:

Gjykata Themelore në Ferizaj ua ka caktuar nga një muaj paraburgim dy personave për vrasjen në tentativë në Greme të Ferizajt.

Ata dyshoheshin se në gusht të vitit të kaluar tentuan ta fusnin në veturë një person, por pas rezistencës, ky i fundit ishte larguar. Në largim e sipër, të dyshuarit kishin shtënë me armë dhe e kishin plagosur.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda Ilir Bytyqi, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se më 26 gusht 2024, rreth orës 23:12 në një rrugë të një fshati në Komunën e Ferizajt, fillimisht tentojnë që të dëmtuarin B.B., ta futin në automjetin e tyre “Audi”, mirëpo për shkak të rezistencës, këtë nuk mund ta bëjnë dhe i dëmtuari arrijnë të largohet, të pandehurit me dashje që ta privojnë nga jeta secili me armë shtënë në drejtim të të dëmtuarit, mirëpo për shkak se i njëjti arrijnë të kapërcej oborrin e shtëpisë, mirëpo të pandehurit arrijnë që ta godasin në regjionin e abdomenit si dhe në këmbën e djathtë”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Të ngjashme