Lajme
Nga nesër Maqedonia e Veriut në orë policore
Demokracia
17:54 | 09 Mars 2021

Share:

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar kërkesën e Komisionit për Sëmundje Infektive për orë policore në të gjithë territorin e shtetit, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që 12 ditë të ketë orë policore, që do të fillojë prej nesër nga ora 22:00 dëri në 05:00 dhe vazhdon deri më 22 mars.

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev ka thënë se pas kësaj datë do të ndjekin situatën se si do të rrjedhë, duke përmendur se e kanë parasysh se në muajin prill nis muaji i Ramazanit, shkruan Demokracia.com

Zaev, gjithashtu, bëri apel për respektim të masave.

“Qeveria solli vendim. Vendimi është vendosje e orës policore nga ora 22:00 deri në 05:00, duke filluar nga nesërmbrëma, pra 10 mars deri më 22 mars, pra diku 12 ditë. Do ta ndjekim këtë proces, gjitashtu e kemi parasysh se diku në prill nis agjërimi i Ramazanit, nisin festa të tjera. Vendimi ka edhe rol preventiv, përkundër shkaqeve të rritjes së numrave. Në mënyrë shtesë është vendosur kufizim për karantinë të detyrueshme shtetërore për bashkëqytetarët tanë që vijnë nga kontinenti i Afrikës”, ka thënë Zaev.

Një ditë më parë, Komisioni për Sëmundje Infektive rekomandoi orë policore në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut, për shkak të siç thanë rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë gjithë kohës në prononcimet për media deklaronte se situata është stabile dhe nuk ka nevojë për masa të reja restriktive. /Demokracia.com

Të ngjashme