Lajme
Nga nesër fillon të jepet doza e tretë e vaksinës kundër COVID-19 në vend
Demokracia
10:07 | 08 Dhjetor 2021

Share:

Doza e tretë e vaksinës kundër COVID-19 do të fillojë të administrohet nga nesër në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në funksion të zbatimit të Planit të përditësuar për vaksinim në masë të qytetarëve me vaksinën kundër COVID-19 ka vendosur që nga nesër të fillojë me administrimin e dozës së tretë të vaksinës anti-COVID, përcjell Demokracia.com

Sipas Ministrisë doza përforcuese u jepet personave që i kanë marrë dy dozat e vaksinës kundër COVID-19 dhe si pasojë e imunitetit të dobët apo sëmundje shoqëruese rekomandohet të jepet 6 muaj pas dozës së dytë.

Njoftimi i plotë i MSH-së:

Komiteti për imunizim të popullatës me vaksinën kundër COVID-19 në takimin e mbajtur dje, në funksion të zbatimit të Planit të përditësuar për vaksinimin në masë të qytetarëve me vaksinën kundër COVID-19,  ka vendosur që duke filluar nga nesër (09.12.2021) të fillohet me administrimin e dozës përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 në popullatë.

Doza përforcuese u jepet personave të cilët i kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët me kalimin e kohës imuniteti i tyre vjen duke rënë. Doza përforcuese jepet  6 muaj pas  marrjes së dozës së dytë.

Doza e tretë u jepet personave të cilët i kanë marrë dy dozat e vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët nuk është zhvilluar imuniteti i duhur, si pasojë e imunitetit të dobët të tyre apo sëmundjeve shoqëruese me rekomandim të mjekut ordinues. Doza e tretë jepet jo më herët se 8 javë dhe pa i bërë 6 muaj nga marrja e dozës së dytë.

Dozën përforcuese dhe dozën e tretë mund ta marrin të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeçare sipas intervaleve kohore për dozat e lartë cekura.

Qytetarët do të njoftohen për datat e vaksinimit përmes SMS, – emaili dhe njoftimeve publike.

Duke konsideruar që vaksinimi është mënyra më efektive për të kufizuar dhe ndërprerë përhapjen e virusit dhe për të arritur mbrojtjen e popullatës, Ministria e Shëndetësisë u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të shfrytëzojnë qendrat dhe ekipet mobile të vaksinimit kudo në Kosovë për t’u vaksinuar sa më parë kundër COVID-19./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 16 Prill 2024