Lifestyle
Nga ndërhyrjet estetike, kjo është më e rrezikshmja
Demokracia
18:51 | 06 Tetor 2022

Share:

Shtimi i pacientëve që kërkojnë heqjen e të pasmeve braziliane në klinikat e ndërhyrjeve estetike, ka bërë që t’i kushtohet më shumë rëndësi rreziqeve që sjell kjo procedurë.

Sipas Bloomberg, por edhe burimeve të tjera mjekësore, “(brazilian) butt lift”, ngritja dhe/ose zmadhimi i të pasmeve, është ndërhyrja që mbart më shumë rreziqe. Studimet kanë gjetur së shkalla e vdekshmërisë për injeksionet e dhjamit në vithe ishte midis 1:2350 dhe 1:6241 raste – deri në 20 herë më e lartë se për procedurat e tjera kozmetike.

Injeksionet e dhjamit në vithe janë padyshim më të rrezikshme sesa mund të mendohet. Nëse kryhet gabimisht, dhjami mund të hyjë në qarkullimin e gjakut dhe të vendoset në mushkëri ose tru, shkruan Plastic Surgeon NY.

Të ngjashme