Lajme
Nga Marshi për Drejtësi, Memli Krasniqi drejt Hagës pranë çlirimtarëve
Demokracia
22:22 | 02 Prill 2023

Share:

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, do niset sonte drejt Hagës, për t’u qëndruar pranë siç thotë ai, çlirimtarëve, nesër në ditën kur dhe nis procesi gjyqësor.

Udhëtimi drejt Hagës, për Memli Krasniqin ndodh vetëm pak orë pasi në Kosovë, u mbajt marsh masiv, në mbështetje të krerëve të UÇK-së.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi nga “Marshi për Drejtësi” ka përshëndetur ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe bashkëluftëtarët e tyre.

Krasniqi nga Sheshi “Skenderbeu” në Prishtinë, në një fjalim para mijërave qytetarëve, tha se sot “Marshojmë për Drejtësi” për t’u solidarizuar me çlirimtarët tanë, duke besuar fuqishëm se ata do të rikthehen fitimtarë.

Të ngjashme