Lajme
Nga Majlinda Kelmendi deri te myftiu Tërnava e Don Lush Gjergji: Cilat ishin vizitat më interesante në Hagë?
Demokracia
10:22 | 07 Nëntor 2023

Share:

Më 5 nëntor u bënë 3 vjet që nga koha kur ish-krerët e UÇK-së u arrestuan e po mbahen në Qendrën e Paraburgimit të Hagës.

Në Scheveningen të Hagës ku ndodhet qendra, kanë shkuar me qindra vizitorë përfshirë familjarë, zyrtarë e personalitete të tjera.

Në mesin e vizitave ishte edhe ajo e xhudistes Majlinda Kelmendi e cila bashkë me trajnerin Driton Kuka, vizituan Thaçin e të tjerët në Hagë.

Një tjetër vizitë interesante ishte edhe ajo e myftiut Naim Tërnava e Don Lush Gjergjit.

Vizitë më e shumtë në numër ishte edhe e ish-presidentëve shqiptarë përfshirë Alfred Moisiun, Bamir Topin, Pandeli Majkon e Behxhet Pacollin.

Vizitë pati edhe nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila nuk u prit në takim nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

Bashkëpartiakun e saj, Glauk Konjufcën, megjithatë, e pritën të gjithë, shkruan Nacionale.

Nuk kishte si të mungonte as vizita nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Të ngjashme