Lajme
“Nga Kosova po ikin edhe profesionistët me paga mbi 4 mijë euro”
Demokracia
22:35 | 10 Shkurt 2023
Ilustrim

Share:

Në emisionin EURO n’7 në T7, Gazmend Selmani, sipërmarrës dhe udhëheqës i institucionit financiar IBAS, ka thënë se migrimi apo ikja e të rinjve ndodh edhe për shkak të ofertës më të mirë financiare.

Sipas tij, në kohën fundit, oferta financiare nuk është më arsyeja kryesore e ikjes, sepse nga vendi po ikin edhe profesionistë që kanë paga deri në 4 mijë euro.

Ky trend i ikjes, sipas kreut të IBAS, duhet të shqetësojë tejmase autoritetet kosovare dhe sipas tij ata duhet të dalin me strategji konkrete për ndaljen e ikjes së trurit kosovar.

“Vendi ynë, Kosova, nuk ofron kushtet e jetesës as përafërsisht të njëjta me atë që po u ofrohen profesionistëve në perëndim, pra për ta kjo është arsyeja e parë e ikjes e jo paga. Një doktor mund të sigurojë një pagë të mirë në Kosovë, ashtu qysh mund të sigurojë edhe një profesionist i fushës së IT, por ai është i pakënaqur me kushtet e jetesës në vend, është i pakënaqur me ambientin ku jeton, është i pakënaqur me gjendjen e sigurisë në punë e po ashtu edhe më gjendjen dhe problemet e pambarueshme politike në vend dhe kështu vendos të ik, që të mos i ketë asnjë nga këto probleme”, ka shtuar mes tjerash, Gazmend Selmani.

Ai ka shpjeguar se kompania e tij tashmë është duke operuar edhe në Angli dhe se është mahnitur me kushtet dhe trajtimin që u ka ofruar ky shtet, saqë ka menduar që edhe vetë si pronar i kompanisë ta lëshojë Kosovën për një ambient më të mirë jetësor për të dhe familjen.

Të ngjashme