Gjysmëvjetori i dytë shkollor në Kosovë ka filluar me 18 janar, mirëpo Gjimnazi i Shkencave Shoqërore “Ahmet Gashi” në Prishtinë, nuk është duke e zhvilluar procesin mësimor sipas skenarit A (me prezencë fizike), të paraparë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Kjo po ndodhë për shkak të renovimit të brendshëm të shkollës, i cili pritet të përfundojë të mërkurën, më datë 27 janar.
Kjo është konfirmuar për Demokracia.com nga zyrtarja e lartë për arsim në Drejtorinë komunale të Prishtinës, Aridana Ismaili.
“Përshkak të renovimit të brendshëm të shkollës procesi mësimor është zhvilluar online-distancë dhe është planifikuar që procesi mësimore të kalon në skenarin A, të mërkurën më datë 27 janar 2021”, tha Ismaili për Demokracia.com
Ismaili, tutje ka thënë se Procedurat e prokurorimit kanë ndikuar që punimet e brendshme në shkollë të fillojnë me vonesë.
Lexo edhe:
Kujtojmë se Demokracia.com rreth një javë më parë kishte raportuar lidhur me fillimin e gjysëmvjetorit të dytë në shkolla./Demokracia.com