Lajme
Nga Komuna e Prishtinës thonë se rrugët po mirëmbahen pandërprerë
Demokracia
12:02 | 14 Shkurt 2021

Share:

Komuna e Prishtinës ka reaguar në lidhje mirëmbajtjen e rrugëve pas reshjeve të borës.

Që nga mëngjesi, shumë qytetarë janë ankuar në lidhje me mospastrimin e rrugëve në Prishtinë.

Në lidhje me këtë, ka reaguar drejtoresha e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit në Komuna e Prishtinës, Medina Braha, shkruan Demokracia.com.

Lexo edhe: 

Gjendja e rrugëve të Prishtinës, pas reshjeve të borës

Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, Braha ka bërë të ditur se rrugët janë duke u pastruar pandërprerë dhe se janë angazhuar nëntë kompani për pastrimin e rrugëve.

Postimi i plotë, pa ndërhyrje:

Mirëmbajtja e rrugëve dhe trotuareve është bërë pandërprerë gjatë tërë ditës e natës së djeshme dhe po vazhdon edhe sot.

Kemi qenë vazhdimisht në koordinim me KKZ duke lehtësuar shpërndarjen e materialeve në vendvotimet brenda komunës sonë. Veçanërisht asistim më i madh është ofruar në pjesët rurale ku reshjet kanë qenë më të mëdha. Materiali i nevojshëm për votim ka arritur me kohë në të gjitha vendvotimet atje. Njëjtë, asistimin e nevojshëm do ia ofrojmë KKZ edhe pas mbylljes së vendvotimeve.

Kemi të angazhuar 6 operatorë për  pjesën urbane dhe 3 për atë rurale.

Mirëpo, me këto temperatura të ulëta ndikimi i kripës është minimal. Erërat e konsiderueshme po ashtu e vështirësojnë gjendjen sepse e bartin një pjesë të borës së larguar përsëri në rrugë. Prandaj, bëjmë thirrje për kujdes të shtuar në trafik dhe respektim të rregullave për vozitje në dimër. /Demokracia.com/

Mirëmbajtja e rrugëve dhe trotuareve është bërë pandërprerë gjatë tërë ditës e natës së djeshme dhe po vazhdon edhe…

Posted by Medina Braha on E Diele, 14 Shkurt 2021

Të ngjashme