Lajme
Nga kjo javë, vaksinën në Kosovë mund ta merrni edhe gjatë ditëve të festave zyrtare
Demokracia
14:45 | 09 Shtator 2021

Share:

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se mbështetur në vendimin e ministrit, Arben Vitia, që nga kjo javë, qendrat e vaksinimit do të punojnë gjatë gjithë ditëve të javës dhe festave zyrtare.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media, përcjell Demokracia.com.

“E gjithë kjo për të lehtësuar qasjen në procesin e vaksinimit dhe për t’ju përgjigjur kërkesës së madhe të qytetarëve për vaksinim. Të njëjtën kohë, ju inkurajojmë të caktoni terminin në: https://ekosova.rks-gov.net/Service/14 “, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/Ministria.Shendetesise.RKS/posts/2084606475030262

Të ngjashme