Forca të shtuara të KFOR-it janë parë të dielën në veri të vendit, saktësisht afër pikës kufitare Jarinjë, ku është mbajtur një protestë nga serbët ekstremistë.
Ndërsa që nga 10 dhjetori, kur edhe janë vendosur barrikadat në rrugët që të dërgojnë në Jarinje dhe Bërnjak, trupat e KFOR-it së bashku me Policinë e Kosovës janë duke e monitoruar situatën.
Mirëpo ish-opozitari Albin Kurti, në vitin 2011 thoshte se pavarësinë e Kosovës duhet mbrojtur vetë, pasi që sipas tij, KFOR-i zbaton Rezolutën 1244 dhe është i interesuar ta mirëmbajë kufirin me Serbinë si kufi administrativ, shkruan Demokracia.com.
“KFOR-i po e zbaton Rezolutën 1244 dhe a e dini pse KFOR-i është në pikat 1 dhe 31? Sepse është e interesuar që ta mirëmbajë kufirin me Serbinë si kufi administrativ. KFOR-i po e mbron rezolutën 1244, ne duhet ta mbrojmë pavarësinë. Nuk e mbron KFOR-i pavarësinë. Dhe kufiri me Serbinë bëhet kufi ndër-shtetëror, jo me KFOR-in atje, por me Policinë e Kosovës, me njësitë speciale të Policisë së Kosovës dhe me doganat e Republikës së Kosovës”, thoshte Kurti gjatë një fjalimi në Kuvendin e Kosovës, në kohën kur në krye të ekzekutivit ishte Hashim Thaçi.
11 vite pas, si çdo qëndrim tjetër, Kurti sot si kryeministër, ka fjalë të tjera për KFOR-in.
Në anën tjetër, pas 11 viteve, numri një i Qeverisë së Kosovës po pret pikërisht që KFOR-i t’i largojë barrikadat e vendosura nga serbë në veri të vendit.
Ai është duke kërkuar nga KFOR-i që ta garantojë lëvizjen e lirë në veri, duke thënë se ky është edhe misioni i tyre – garantimi i “një ambienti të qetë dhe të sigurt, i cili nënkupton edhe lirinë e lëvizjes pa dallim”.
“Ne po presim. KFOR-i po kërkon pak kohë që shpejt ta kryejë këtë punë dhe ne po presim”, tha Kurti një javë më parë në një konferencë për media, pas mbledhje së Këshillit të Sigurisë.
Kujtojmë se serbët lokalë në veri të Kosovës, kanë ngritur barrikada që nga 10 dhjetori. Ara ngritën këto barrikada si përgjigjandaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, nga autoritetet e rendit në Kosovë. Atij më vonë i është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji. Pantiq dyshohet se organizoi “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.
Ndërsa, zgjedhjet e planifikuara më 18 dhjetor dhe Lista Serbe u shytën nga presidentja Vjosa Osmani, për në prill të vitit të ardhshëm./Demokracia.com/