Lajme
Nga java tjetër nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Kosovë
Demokracia
14:32 | 26 Tetor 2022

Share:

Ministria e Shëndetësisë njofton qytetarët se vaksinat kundër Gripit sezonal kanë arritur në Kosovë dhe duke filluar nga dita e hënë, do të filloj vaksinimi i qytetarëve.

Siç thuhet në njoftim, krahas vaksinimit kundër gripit sezonal, MSH fton qytetarët që të vaksinohen edhe me dozat përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u bëjnë thirrje qytetarëve, sidomos personave më të moshuar dhe personave me sëmundje kronike, që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga gripi sezonal.

Vaksinimi kundër gripit sezonal mund të behët çdo ditë pune në Njësitë e vaksinimit të kuadër të Qendrave Kryesore të Mjekësisë familjare në çdo komunë.

MSh ka siguruar vaksina të mjaftueshme prandaj, ftohen qytetarët që nga data 31 janar e tutje të vaksinohen.

Të ngjashme