Lajme
Nga janari deri në gusht, përmes aeroportit “Adem Jashari” kanë fluturuar mbi 1 milion e 400 mijë udhëtarë
Demokracia
10:41 | 09 Shtator 2021

Share:

Mbi një milion e 400 mijë udhëtarë kanë fluturuar përmes aeroportit “Adem Jashari”, nga muaji janar e deri në gusht të këtij viti.

Kjo është bërë e ditur nga Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës përmes statistikave të publikuara në llogarinë e tyre në Facebook, përcjell Demokracia.com.

“Në periudhën janar-gusht të këtij viti përmes ANP ‘’Adem Jashari’’ kanë fluturuar gjithsej 1,445,467 udhëtarë që përfaqëson një rritje prej 123% në krahasim me vitin 2020 dhe rënie prej 12% në krahasim me vitin 2019 me të njëjtën periudhë të vitit”, thuhet në njoftim.

Komunikata e plotë:

??????? ???? ??̈ ????? ?????? ???????????? ? ???????? ????? ??̈ ??? ‘???? ???????’

Gjatë muajit gusht, një numër prej 383,776 udhëtarëve kanë fluturuar nga dhe për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘’Adem Jashari’’. Kjo shifër tregon një rritje prej 254% në krahasim me muajin gusht të vitit 2020 dhe 27% në krahasim me muajin gusht të vitit 2019.

Në periudhën janar-gusht të këtij viti përmes ANP ‘’Adem Jashari’’ kanë fluturuar gjithsej 1,445,467 udhëtarë që përfaqëson një rritje prej 123% në krahasim me vitin 2020 dhe rënie prej 12% në krahasim me vitin 2019 me të njëjtën periudhë të vitit./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/CAAKosovo/posts/2178830472257385

Të ngjashme