Lajme
Nga granatimet ruse, humbin jetën 32 civilë në Kherson
Demokracia
08:52 | 27 Nëntor 2022

Share:

Të paktën 32 persona në jug të Ukrainës në rajonin Kherson janë vrarë gjatë granatimeve ruse, ka njoftuar shefi i policisë ukrainase.

Forcat ruse përfunduan tërheqjen nga qyteti i Khersonit më 11 tetor, pas gati nëntë muajve okupim.

Tani janë pozicionuar në brigjet në lindje të Dnipros, nga ku vazhdimisht bombardojnë qytetin.

“Rusët çdo ditë granatojnë qytetin dhe vrasin banorët e atjeshëm. Në total Rusia vrau 32 civilë në rajonin e Khersonit që nga tërheqja nga ky qytet”, tha kreu i policisë Ihor Klimenko.

“Shumë banorë po evakuohen duke kërkuar vendstrehim në pjesët më të qeta në Ukrainë. Por shumë tjerë po qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre dhe duhet t’ju ofrojmë siguri”, shtoi ai.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, javën e kaluar një zyrtar i lartë ukrainas, ka bërë të ditur se autoritetet e atjeshme do të fillojnë me evakuimin e atyre që duan të largohen nga ky rajon.

Klimenko gjithashtu tha se hetuesit kanë regjistruar të paktën 578 krime të luftës që i kryen trupat ruse, derisa Moska në mënyrë rutinore i mohon akuzat se civilët janë objektiv i forcave të tyre.

Të ngjashme