Kuriozitete
Nga gjurmët e dinozaurëve te gurët e urisë: Gjetjet në lumenjtë e tharë
Demokracia
21:40 | 26 Gusht 2022

Share:

Bota po përballet me një nga periudhat më të këqija sa i përket thatësirës. Raportimet e fundit tregojnë se Evropa po përjeton thatësirën më të keqe në të paktën 500 vjet. Ndryshimi i terreneve është pasuar edhe nga zbulime të reja. Ja disa nga më të pabesueshmet deri tani:

Bombë e Luftës së Dytë Botërore në Lumin Po (Itali)

Italia zbuloi një bombë të pashpërthyer të Luftës së Dytë Botërore. Ekspertët e ushtrisë e shpërthyen bombën në mënyrë të sigurt.

Anije luftarake naziste në Danub (Serbi)

Një flotë luftanijesh naziste u shfaq përgjatë lumit Danub në Serb për shkak të rënies së nivelit të ujit si pasojë e thatësirës.

The Dolmen of Guadelperal (Spanjë)

I njohur si Stonehenge spanjoll, The Dolmen of Guadelperal u ekspozua sërish. Rrethi me gurë, që daton në vitin 5,000 para lindjes së Krishtit, u zhyt në vitin 1963 për shkak të përmbytjeve.

Gurët e urisë në lumin Rhein (Gjermani)

Në Gjermani, të ashtuquajturit “gurët e urisë” janë shfaqur përgjatë lumit Rhine. Këta lloj shkëmbinjsh gjenden tradicionalisht në Europën Qendrore dhe kanë gdhendje për të përkujtuar urinë dhe vështirësitë e tjera. Datat e dukshme në gurët më të zbuluar së fundmi përfshijnë 1947, 1959, 2003 dhe 2018.

Qyteti i humbur i Perandorisë Mitanni (Irak)

Në Irak, një qytet i tërë nga epoka e bronzit është zbuluar në digën e Mosulit. Vendi arkeologjik daton rreth 3,400 vjet më parë dhe dikur ishte një qytet i rëndësishëm në Perandorinë Mitanni.

Zbulimi i ishullit në Yangtze (Kinë)

Me rënien e nivelit të ujit të Yangtze, një ishull i tërë është shfaqur, me tre statuja të lashta.

Gjurmët e dinosaurëve (Teksas, SHBA)

Në Teksas, thatësira ka tharë lumin Paluxey, duke zbuluar gjurmë të dinosaurëve që janë fshehur për 113 milionë vjet.

Të ngjashme