Lajme
Nga Gjermania në Kosovë, mërgimtari vendos fotografinë e Hashim Thaçit në veturë
Demokracia
18:50 | 03 Gusht 2021

Share:

Jemi mësuar shpeshëherë t’i shohim qytetarët e Kosovës teksa shprehin simpatinë ndaj politikanëve në forma të ndryshme.

Këtë herë një qytetar i Suharekës që jeton në Gjermani ka vendosur fotografinë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në veturën e tij, shkruan Insajderi.

Në fotografi shihet ish-presidenti i veshur me uniformën e FSK-së përkrah flamurit kombëtar.

Është bërë pothuajse zakon që qytetarët t’i vendosin në vetura fotografitë e politikanëve e po ashtu t’i jetësojnë në trup në formë tatuazhi.

Të ngjashme