Turma të mëdha po mblidhen në qendër të Londrës përpara kurorëzimit të mbretit Charles III dhe Camilla-s, bashkëshortes Mbretëreshë.
Priten shfaqje madhështore të spektaklit mbretëror.
Rreth 5,000 anëtarë të forcave të armatosura po mbërrijnë me tren në stacionin Waterloo në Londër.
Vetë ceremonia do të drejtohet nga Kryepeshkopi i Canterbury-t në orën 11:00 BST (10:00 GMT) dhe do të marrin pjesë familja mbretërore, si dhe liderë dhe personalitete botërorë.
Një fundjavë me ngjarje speciale të planifikuara përfshin gjithashtu festa në rrugë, një koncert në Kështjellën Windsor nesër… Programacioni vijon edhe të hënën.
Priten gjithashtu protesta kundër monarkisë, të udhëhequra nga grupi Republic – i cili po koordinon mitingjet në sheshin Trafalgar dhe rreth MB.
Gjithë ceremonia do mund të ndiqet live.