Lajme
Nga Fatos Nano te Majlinda Bregu, kush do të jetë presidenti i ri shqiptar?
Demokracia
11:14 | 03 Qershor 2022

Share:

Ndërkohë, që sot pasdite mblidhet Kryesia e Partisë Socialiste, kreu i grupit Taulant Balla është pyetur nga gazetarët gjatë vizitës së tij në Fier në lidhje me presidentin e ri.

Balla tha se në mbledhje do të zhvillohen diskutime konkrete dhe gjithashtu do të shqyrtohet lista që socialistët kanë për kreun e ri të shtetit.

“Mos hyni për diskutimin e emrave edhe për pak orë. PS do të mbledhë kryesinë ne orën 17.00 dhe do të zhvillohen disa diskutime që i kemi zhvilluar në disa mbledhje të njëpasnjëshme dhe në fund të këtij procesi do të shkojmë edhe në mbledhjen e grupit parlamentar të PS prej ku buron edhe mbështetja që përcakton Kushtetuta. Duhen 20 firma deputetësh që të hysh në garë.

Ne kemi një short listë përfundimtare e cila do të marri edhe shqyrtimin nga kryesia dhe vendimin përfundimtar të grupit parlamentar. Mua nuk më lejohet të hy në asnjë diskutim emrash në këto momente sepse askush prej nesh nuk ka të drejtën të kalojë mbi kompetencën e kryesisë e të grupit parlamentar”, tha ai. /abcnews.al

Të ngjashme