Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se java e fundit e stinës së dimrit do të vijoj me kushte më të qëndrueshme meteorologjike.
Në njoftimin e IHMK-së thuhet se temperaturat pos ditës së hënë do të shënojnë rritje, sidomos të atyre maksimaleve, përcjell Demokracia.com.
“Minimalet gjatë javës do të lëvizin ndërmjet -7 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-15 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Java e fundit e stinës së dimrit do të vijoj me kushte më të qëndrueshme meteorologjike. Nga dita e mërkurë, vende-vende parashihen reshje. Temperaturat pos ditës së hënë do të shënojnë rritje, sidomos të atyre maksimaleve. Minimalet gjatë javës do të lëvizin ndërmjet -7 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s./Demokracia.com/