Lajme
Nga e hëna nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Kosovë
Demokracia
08:11 | 29 Tetor 2022
Ilustrim

Share:

Ministria e Shëndetësisë rikujton qytetarët se vaksinat kundër gripit sezonal kanë arritur në Kosovë dhe duke filluar nga dita e hënë, do të fillojë vaksinimi.

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u bëjnë thirrje qytetarëve, sidomos personave më të moshuar dhe personave me sëmundje kronike, që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga gripi sezonal.

Vaksinimi kundër gripit sezonal mund të bëhet çdo ditë pune në njësitë e vaksinimit të kuadër të Qendrave Kryesore të Mjekësisë familjare në çdo komunë.

MSh ka siguruar vaksina të mjaftueshme prandaj, ftohen qytetarët që nga data 31 tetor e tutje të vaksinohen.

Të ngjashme