Sport
Nga Dubai në Stamboll, futbollistët e Superligës me pushime “luksoze”
Demokracia
11:41 | 30 Dhjetor 2021

Share:

Nëse dikur kemi publikuar imazhe të futbollistëve të klasit botëror në mënyrën se si po i kalonin pushimet luksoze nëpër botë, sot të njëjtën mund ta raportojmë edhe për lojtarët që luajnë në Superligën e Kosovës.

Kampionati elitar në Kosovë ndodhet në pushim për shkak të festave të fundvitit dhe përfundimit të stinorit vjeshtor, raporton Demokracia.com.

Disa nga ta kanë zgjedhur që pushimet t’i kalojnë larg Kosovës, gjegjësisht në vendet përrallore.

Po e nisim me mesfushorin nga Mitrovica që mbron ngjyrat e Dritës së Gjilanit, Muharrem Jasharin, i cili po kalon pushimet në Dubai.

Futbollisti mitrovicas pak kohë më parë ka ndarë fotografi edhe me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, ndërsa u pa në një nga shkretirat.

Për dallim nga Jashari, mbrojtësi i krahut që luan te Gjilanit, Yll Hoxha pushimet ka vendosur t’i kalojë në kryeqendrën e Gjermanisë, në Berlin.

Hoxha duket se kësaj radhe vendosi të vizitonte Berlinin, për dallim nga herat e tjera që me një hulumtim të vogël në llogarinë e tij në rrjetet sociale mund të shohim se si ai shijonte pushimet edhe në vende të tjera evropiane dhe jo vetëm.

Nga Berlini shkojmë në Itali, atje ku pushimet po i shijon kapiteni i Dritës, Ardian Limani.

Mbrojtësi gjilanas ka qëndruar në qytetin e Comos me mbi 80 mijë banorë në pjesën veriore të Italisë, saktësisht në Lobardi.

Stambolli, qyteti i madh turk kësaj radhe është vizituar nga futbollisti i Ballkanit, Armend Thaqi.

Lojtari “portokallezi” ka udhëtuar atje së bashku me familjen e tij dhe duket se po kalon momente të mrekullueshme në prani të tyre.

Këta janë vetëm disa nga lojtarët e Superligës që kemi mundur t’i identifikojmë rreth pushimeve që po kalojnë në këtë periudhë kohore.

Shumë nga skuadrat e Superligës pritet t’i nisin përgatitjet për pjesën e dytë të kampionatit në ditët e para të vitit 2022. /Demokracia.com/

Të ngjashme