“Jo” i tha Albin Kurti kërkesës së së prodhuesve vendorë që të shtyhet për një vit vendimi i ZRrE-së (të emëruarve nga Vetëvendosje) për t’i hedhur në të ashtuquajturin “treg të lirë” të energjisë elektrike, ku situata është monopol i pastër me vetëm një ofertues: KESCO-n. Kjo e fundit ofertat e saj i ka bërë me çmim + 260% më të shtrenjtë. Prirja e Albin Kurtit ndaj tyre, me ç’kupton Nacionale ka qenë thjesht t’i qëndrojë nënkuptimit se “po fitoni shumë”.
Nga përshtypjet përbrenda takimit të Kurtit me përfaqësues të bizneseve, Nacionale ka kuptuar se ata janë ballafaquar veçes me qëndrimin “Fakt i Kryer” se nga 1 qershori ndërron njëherë e mirë çmimi me të cilin ata janë furnizuar dhe do të jenë në (pa)mëshirën e monopolit të KESCO-s. Me pak fjalë: falimentoni ju njëherë, pastaj shohim…
Kurti s’i ka vënë veshin brengave të bizneseve – ani pse takimin e ka njoftuar për të dëgjuar ‘brengat’ – ku ka pasur prej tyre që i kanë ndërhyrë se mund të detyrohen të ndajnë kompanitë në “copë, copë”.
Vartësja e Kurtit, depuetja Artane Rizvanolli, doli me një komunikatë se po përgatisin “skemë të re mbështetjeje” për prodhuesit vendor, dhe – mbajeni frymën – shteti do t’i subvencionojë izolimin e ndërtesave: thuase izolimi i ndërtesave pakëson konsumin e enegjisë në maçineri.
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, në një reagim tha se Qeveria (në detyrë) e Kosovës iu ka drejtuar prodhuesve se “ne nuk subvencionojmë energjië korporatave që fitojnë qindra miliona euro”.
Por, logjika e kësaj, sipas Bajramit është kështu:
“Këta nuk marrin parasysh faktin se ata prapë do të fitojnë qindra miliona euro, por kostot shtesë do t’i paguajnë qytetarët e vendit, ata me të ardhurat më të vogla, sepse çmimet do të rriten – e do të rriten çmimet e produkteve që shiten më së shumti – do të rriten çmimet e produkteve të konsumit të përditshëm, por as për qytetarët këta nuk mërziten”, shkroi Bajrami.
Hykmete Bajrami sheh se synimi i Vetëvendosjes është “shkatërroje tënden” .
“Erdhën në pushtet duke rrokullisur kamionë me mallra nga Serbia, hoqën dorë nga pushteti sepse nuk pranonin të hiqej taksa 100% për produktet serbe, e vendosur në kohën kur ishte kryeministër Ramush Haradinaj. Pas më shumë se katër viteve në pushtet, sot janë kundër çdo biznesi vendor dhe në përkrahje të mafies energjetike”.
Kritiku më i madh i kohës i politikave energjetike të Vetëvendosjes së Albin Kurtit, Shenoll Muharremi, e quajti thjesht “fasadim” atë çka u kanë ‘premtuar’ bizneseve.
“Sa është përqindja e kursimit të energjisë me këto masa? Të themi 25% apo sa? E sa po rriten faturat? Bizneset po thonë që deri në 260%. E 260% >>>>>> se 25%. Cila është ma e madhe, sa është dallimi mes 260% dhe 25%?”, shkroi ajo.
“Ndihma nënkupton mos me i diskriminu bizneset vendore. Me pas konkurrencë në oferta, siç e kërkon ligji… e jo operatori i njëjtë që e blen rrymën nga KEK (me resurse publike të prodhuar) me nga 29.5 euro/MWh e shkon jau shet bizneseve tona disa herë më shumë”, tha ai.
Muharremi sheh se nga 1 qershori godiet rëndë ekonomia e Kosovës.