Lajme
Nga ‘Duaje tënden” në produkte serbe| Kryetari i Kamenicës nga VV-ja u shpërndan fermerëve farë gruri “Made in Serbia”
Demokracia
18:19 | 08 Tetor 2022

Share:

“Duaje tënden” mbetet njëra prej fushatave më të njohura të Vetëvendosjes, e cila u bë në mbrojtje të prodhimeve vendore dhe bojkotim të produkteve të Serbisë.

Ndonëse dikur rrotullonin kamionët me produkte serbe, sot zyrtarë të Vetëvendosjes po u japin qytetarëve produkte nga Serbia.

Opozita në komunën e Kamenicës po e akuzon kryetarin e kësaj komune Kadri Rahimaj që vije nga Vetëvendosje se u ka shpërndarë qytetarëve farë gruri me origjinë nga Serbia.

Vet kryetari Rahimaj dje ka njoftuar se e ka shpërndarë farën e grurit tek fermerët, shkruan Demokracia.com.

“Prodhimi është pjesa më e rëndësishme e funksionimit të një shteti, aq më tepër kur bëhet fjala për grurin🍞🌾. Jam shumë i lumtur që sot shpërndamë farën e grurit tek fermerët që janë gati ta mbjellin👨‍🌾. Zotimet e fushatës nuk i harrojmë, e për bujqësinë është veç fillimi i ditëve të mira😁.”, ka shkruar Rahimaj. Këtij postimi ai ia ka bashkangjitur edhe disa fotografi ku në etiketën e grurit shihet se ai vije nga Serbia.


Pas kësaj kanë reaguar Lidhja Demokratike e Kosovës dhe PSD-ja.

Jeton Biqkaj nga LDK nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se Rahimaj ka shpërndarë farë gruri nga Serbia.

“Kryetari i Komunës sonë ka shpërndarë farë gruri, veprim që duhej të përshëndetej. Por duke e ditur që vjen nga VV- kundërshtarët e prodhimeve serbe kur rrëzonin kamionët me produkte serbe, sot paskan shpërndarë farë gruri me tiketën “made in Serbia”. Atëherë e kishin mirë apo tash!”, ka thënë ai.

Edhe Naim Arifi nga PSD ka shkruar lidhur me farën e grurit nga Serbia të cilën e ka shpërndarë Rahimaj.

“Lëvizja Vetëvendosje në Kamenicë sot ka shpërndarë farë gruri me prejardhje nga Serbia. Partia që u ngrit me kundërshti ndaj produkteve serbe, me “dashtë tendën”, me rrotullim kamionësh, sot, në rehatinë e pushtetit, i harruan plotësisht. S’kemi pse çuditemi më. Sot, nga vendi i idealeve me çdo kusht, është bërë vendi i oportunizmit me çdo kusht.”, ka shkruar Arifi.

Të ngjashme
Lajme • 23 Prill 2025