ShowBiz
Nga “Dancing With the Stars”, Bora Zemani publikon një moment të veçantë me Donaldin
Demokracia
20:51 | 15 Tetor 2022

Share:

Mbrëmë (e premte) ka qenë nata e dytë e spektaklit “Dancing With the Stars”.

Edhe në këtë natë pati befasi të shumta nga konkurrentët e po ashtu u bë edhe eliminimi i parë.

Prezantuesja e këtij shou, Bora Zemani, shkëlqeu edhe këtë herë me fustanin e bardhë të ngushte që ia vinte në pah linjat trupore.

 

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo së fundmi ka shpërndarë disa fotografi në Instagram, ku duket se nuk mungoi sërish partneri i saj, Donald Veshaj.

Ai tani pas ribashkimit po qëndron çdo moment krah të dashurës duke e mbështetur në masë të madhe.

Në mesin e imazheve që ka publikuar në Instagram, një prej tyre është edhe me aktorin nga Vlora.

 

Foto: Screenshot/Instagram

Çifti shfaqen dorë për dore dhe për këtë pati reagime të shumta në pjesën për komente.

Bora dhe Donaldi zbuluan se u pajtuan pas përfundimit të Big Brother VIP, përkundër ngjarjeve që rrodhën në shtëpinë e famshme.

Të ngjashme