Lajme
Nga Dako te Beleri, zhvendosen në burgun e Fierit të gjithë të burgosurit “VIP”
Demokracia
21:31 | 19 Dhjetor 2023

Share:

Me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, janë marrë masat që të burgosurit që vuanin dënimin në IEVP Durrës, si Vangjush Dako, Lefter Koka, Alqi Bllako, Oltion Bistri, Safet Gjici, Lefter Alla, Dedan Gjoni, Fran Tuci, Xhevahir Lita, Fredi Beleri të transferohen drejt burgut të Fierit.

Lajmin e konfirmojnë burimet zyrtare pranë IEVP Durrës, ndërkohë mësohet se këto masa janë marrë me qëllim rritjen e sigurisë në burgje, pas ngjarjes së fundit në burgun e Peqinit, ku Sokol Mjacaj ekzekutoi Arben Lleshin.

Të ngjashme