Lajme
Nga “dajaku”, në restorant | Hoxhë Drilon Gashi shfaqet i lumtur me gruan
Demokracia
21:39 | 11 Maj 2023

Share:

Pas raportimeve në media se hoxha Drilon Gashi, njëherit këshilltar i Glauk Konjufcës, kishte rrahuar gruan e tij, ky i fundit ka reaguar.

Gashi përmes llogarisë së tij në Facebook, ka publikuar fotografi me bashkëshorten në një restorant, ku shihet duke ia mbajtur dorën.

“Me bashkëshorten #since2007“, ka shkruar ai sipër fotos.

Gashi gjatë vitit 2018, sic u raportua sot, dyshohet se kishte rrahur bashkëshorten e tij. Për këtë vepër, ai ishte gjykuar nga Gjykata Themelore në Pejë, e cila i kishte shqiptuar vërejtje gjyqësore.

Bazuar në aktakuzë, pas një mosmarrëveshje, ai kishte ushtruar dhunë fizike ndaj gruas, duke e goditur me grusht dhe me dru, ku si pasojë viktima kishte përfunduar me lëndime trupore.

Gjykata Themelore e Pejës e kishte mbyllur rastin me një vërejtje gjyqësore, duke u bazuar në rrethanat lehtësuese si pendimi, pajtimi me gruan dhe gjendja e rëndë ekonomike, që ia pamundësoi pagimin e gjobës.

“Në shqyrtimin fillestar i pandehuri- pasi që paraprakisht i është lexuar aktakuza, është njoftuar me të drejtat dhe detyrimet procedurale, dhe pasojat e pranimit, përkatësisht mos pranimit të fajësisë. Drilon Gashi ka pranuar fajësinë dhe ka manifestuar keqardhje për atë se çfarë ka ndodhur. Këtë pranim të fajësisë, gjyqtari pasi që paraprakisht ka e ka marrë pëlqimin nga pakurori i shtetit dhe të dëmtuarës, i bindur se pranim-fajësinë i pandehuri e ka bërë ashtu siç e parasheh ligji – vullnetarisht pa u ndikuar nga askush dhe në asnjë mënyrë, e ka pranuar”, thuhet në vendim.

Gashi, 4 vite më parë, ishte shkarkuar nga puna si imam i xhamisë “Nur” në Vitomericë të Pejës. Ndër arsyet e shkarkimit të tij ishte kontraversiteti gjuhësor që nuk përkon me islamin.

Të ngjashme