ShowBiz
Nga Capital T deri te Stresi, ky është frizeri i VIP-ve shqiptarë
Demokracia
19:29 | 19 Qershor 2022

Share:

Valdrin Bytyqi, tash e disa vjet është duke u përkujdesur për pamjen e VIP-ve shqiptarë. Kilentët e tij janë Capital T, Stresi, shumë biznesmenë, politikanë dhe fytyra publike.

Valdrini me prejardhje nga Drenasi, me punë dhe përkushtim ka arritur që lokalin në Prishtinë me emrin “Luxury Hair Salon” ta mbush me ata që vërtet jetojnë në luks.

“Të gjithë klientët i kam shokë. Për mua është me rëndësi që ata mu nda të kënaqur. Na mundohemi me e bë maksimumin. Jam i lumtur që e kemi besimin e shumë emrave të njohur të skenës shqiptare”, ka thënë Valdrini për Demokracia.com.

Te Valdrini krahas flokëve, shumë klientë vijnë edhe për rregullimin e mjekrës. Në mesin e tyre edhe shumë reperë të famshëm, të cilët përkujdesen për fytyrën e tyre në baza javore.

Valdrini thotë se me punë dhe përkushtim bashkë më vallanë dhe miq tjerë e kanë krijuar një klientelë, e cila tashmë është lojale ndaj tyre.

“Këto të arritura nuk i kemi kriju brenda ditës. Do shumë punë dhe përkushtim, mbi të gjitha dashuri për punën që bëjmë dhe respekt të pafund për çdo kënd që vjen në lokalin tonë“, ka shtuar ai.

Numri i VIP-ve shqiptarë që vijnë të Valdrini është shumë i madh. Në mesin e tyre ka edhe shumë biznesmenë të fuqishëm, politikanë dhe fytyra publike. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme