Sport
Nga biletat te fanellat e ekipeve, zbulohen të gjitha detajet e finales së Kupës së Kosovës
Demokracia
12:03 | 23 Maj 2023

Share:

Është tërhequr shorti për finalen e Kupës së Kosovës për sezonin 2022/23 në mes të Gjilanit dhe Prishtinës.

Në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) është tërhequr shorti për finalen e Kupës së Kosovës për edicionin 2022/23.

Në ndeshjen që do të zhvillohet më 5 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet nga ora 18:00, Gjilani do të jetë në cilësinë e vendasit, ndërsa Prishtina do të jetë skuadër mysafire.

Vendasit e Gjilanit në këtë ndeshje do të luajnë me fanellën tradicionale të kuqe, teksa Prishtina do të luajë me fanella të bardha.

Gjithashtu është vendosur edhe se ku do të vendosen tifozët e të dy skuadrave.

“Plisat” e Prishtinës do të vendosen në pjesën jugore të stadiumit teksa “Skifterat” e Gjilanit në veri.

Për tifozët e organizuar nga të dyja klubet, FFK ka vendosur që t’i ndajë nga 200 bileta falas.

Janë caktuar gjithashtu edhe çmimet e biletave.

Biletat në pjesën perëndimore kushtojnë 10 euro, 5 euro në lindje dhe 3 euro në veri dhe jug.

Të ngjashme