DASHI
- Dashi është shenja më impulsive e zodiakut.
- Dashi urren akuzat dhe urdhërat, i pëlqen ti bëjë gjërat në mënyrën e tij.
- Thotë gjithçka që mendon dhe bën gjithçka si e mendon pa pasur frikë.
- Nuk e pëlqen monotoninë.
- Mos bëni shaka me një Dash të qetë, shpërthen shumë shpejt.
DEMI
- Demi është shenja më kokëfortë e zodiakut.
- Nuk i pëlqejnë ndryshimet, preferon qendrueshmërinë.
- Mendon shumë para se të flasë.
- Është shumë analitik,i përdor shumë mirë shqisat.
- Pavarësisht vështirësive nuk dorëzohet kurrë dhe kërkon të ketë stabilitet financiar.
BINJAKËT
- Janë shenjë shumë e komunikueshme.
- Janë një nga shenjat më inteligjente të zodiakut.
- Mund të kryejnë detyra të ndryshme në të njëjtën kohë.
- Përshtaten shumë shpejt.
- Kanë aftësi bindëse
GAFORRJA
- Gaforrja ka instik të lindur mëmësor, ndaj dhe shpesh ndihmon miqtë dhe familjen.
- Është shumë e lidhur me të shkuarën.
- Është shumë e lidhur me familjen.
- Gaforret dyshojnë për gjithçka.
- Janë romantikë dhe të ndjeshëm.
LUANI
- Luani është shenja më mendjemadhe e zodiakut.
- Ka natyrë lideri.
- Janë shumë të përgjegjshëm në lidhje me detyrat e tyre.
- Janë shumë krenarë.
- Duan të jenë gjithnjë në qendër të vëmendjes.
VIRGJËRESHA
- Konsiderohet si shenja më perfeksioniste e zodiakut.
- Ndjehet e lumtur kur ndihmon të tjerët.
- Analizon dhe kritikon në mënyrë ekstreme.
- Sheh detaje që nuk i sheh askush tjetër.
- Beson tek ana e mirë e njerzve dhe luf ton që ta nxjerrë në pah këtë të fundit.
PESHORJA
- Konsiderohet si shenja më elegante dhe më e ekuilibruar e zodiakut.
- Ka një ide të fortë mbi drejtësinë.
- E kuptojnë mënyrën se si mendojnë të tjerët.
- Defekti më i madh i tyre është pavendosmëria.
- Janë një shenjë shumë miqësore.
AKREPI
- Shenja më tërheqëse dhe më intense e zodiakut.
- Kanë personalitet shumë të fortë.
- Janë të thellë,misteriozë dhe analitikë.
- Mban shumë inat dhe është hakmarrës.
- Tërhiqen shumë nga e panjohura dhe misteri.
SHIGJETARI
- Shenja më aventuriere e zodiakut.
- Janë shumë energjikë dhe të qeshur, gëzimi i tyre është ngjitës.
- Janë një nga shenjat më të sinqerta të zodiakut.
- Nuk i marrin me vete problemet në shtëpi.
- E urrjenë monotoninë dhe dashurojnë sfidat.
BRICJAPI
- Shenja më e vendosur dhe më e përgjegjshme e zodiakut.
- Kanë kujtesë shumë të fortë dhe janë shumë të kujdesshëm.
- Janë shumë kokfortë.
- Nuk i sjellin problemet në shtëpi.
- Është këmbëngulës, çon çdo gjë deri në fund.
UJORI
- Ujori është shenja më e pavarur e gjithë zodiakut.
- Ujori është i paparashikueshëm në sjellje dhe në veprime.
- Konsiderohet si shenja e së ardhmes, pasi veprimet e tij janë gjithnjë para në kohë.
- Urrejnë çdo padrejtësi dhe shprehje të injorancës
- Jeton jetën pa pasur frikë nga mendimi i të tjerëve.
PESHQIT
- Konsiderohet si shenja më ëndërrimtare e zodiakut.
- Janë shumë intuitivë dhe të ndjeshëm.
- Kanë zemër të madhe, janë gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar njerëzit që kanë nevojë.
- Është naiv nga natyra, beson tek mirësia e njerëzve dhe nuk mendon kurrë keq.
- Kanë lidhje të forta me artet që shprehin natyrën njerëzore si pikura,muzika dhe letërsia.