Lajme
Nga 24 rroga për secilin veç për ta lëshuar punën në Telekom, Sadiku kritikon Kurtin
Demokracia
17:01 | 21 Qershor 2022

Share:

Telekomi i Kosovës po vazhdon me politikën që secili punëtor që largohet vullnetarisht nga puna do të marrë 24 rroga menjëherë – por kjo praktikë për inxhinierin Ermal Sadiku është “keqmenaxhim i parasë publike”.

Përmes një postimi në Facebook, të martën – Sadiku ka thënë se kjo s’është inovacion.

Kështu, Sadiku ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti.

“Albini një kohë pati thënë që shteti nuk është pronar i keq po menaxher i keq. Kjo në Telekom po duket që po vazhdon”, ka deklaruar Sadiku.

Ai po ashtu ka kërkuar nga mediat që të hulumtojnë këtë proces në të cilin po kalon Telekomi.

Reagimi i plotë, pa ndërhyrje:

Kishte me qene mire mediat me hulumtu edhe monitoru nje proces qe po ndodh ne telekom te Kosoves.

Miliona euro te taksapaguesve jane duke u dhane per qindra punetore ne menyre qe ta leshojne vendin e punes.  24 rroga per secilin.

Ky nuk eshte sukses. Eshte keqmenaxhim i paster.

Albini njekohe pati thane qe shteti nuk eshte pronar i keq po menaxher i keq. Kjo ne telekom po duket qe po vazhdon.

Nuk po du me dal me naj muhabet iracional sepse nuk i kam krejt infot por me dhane pare te taksapaguesve per kinse me “pastru” telekomin prej njerzve qe nuk duhet te jene aty … din edhe gjyshja ime. Nuk eshte inovacion kjo.

Të ngjashme