Sport
Neymarit s’i bëhet vonë për humbjen në Ligën e Kampionëve, pas ndeshjes shkon të luajë poker
Demokracia
14:25 | 16 Shkurt 2023

Share:

Neymari është parë duke luajtur poker në Paris të mërkurën, një ditë pasi skuadra e tij Paris Saint-Germaini u mposht 1:0 nga Bayern Munich në Ligën e Kampionëve.

Ylli brazilian, i cili është ambasador i PokerStars, e harroi shpejt paraqitjen zhgënjyese që pati kundër kampionit gjerman në garën më prestigjioze evropiane për klube, duke marrë pjesë në një turne pokeri 24 orë më vonë.

Në Hyatt Regency, një hotel luksoz në Paris, Neymari u eliminua shpejt nga EPT Paris, një garë e famshme pokeri, sipas gazetës së përditshme franceze L’Equipe.

Në mbrëmjen e njëjtë, ai nuk mbaroi me kaq, por shkoi në një turne tjetër prestigjioz për të luajtur, Mystery Bounty, në të cilin hyrja kushtonte 10 mijë euro.

Në këtë turne, sulmuesi 31-vjeçar ia doli të kualifikohej për rrethin e dytë, duke e mbaruar garën në vendin e 30-të nga 45 lojtarë pjesëmarrës.

Të ngjashme