Sport
Neymar tundohet nga oferta e Al Hilal
Demokracia
08:23 | 13 Gusht 2023

Share:

Neymar ka marrë një ofertë të rëndësishme nga Al Hilal, raporton Fabrizio Romano.

Thuhet se ka një ofertë të madhe nga klubi i Arabisë Saudite, me brazilian që po e mendon seriozisht lëvizjen.

Paris Saint-Germain po negocion me Al Hilal për shitjen e brazilianit, ndërsa gjatë javës së ardhshme pritet të ketë lëvizje konkrete.

Më herët u raportua se Barcelona do të ishte e interesuar të siguronte një lëvizje huazimi për Neymar nëse ai do t’i bashkohej Al Hilal. Edhe skuadra e Arabisë Saudite mund të jetë e interesuar për këtë mundësi.

Ëndrra e Neymar është të kthehet në Barcelonë. Ai është gati për sakrifica financiare për t’u ribashkuar me ish-klubin e tij.

Anësori shënoi 18 gola dhe dha 17 asistime në 29 paraqitje për Paris Saint-Germain sezonin e kaluar.

Të ngjashme