Sport
Neymar tregon për rahatinë e tij në PSG dhe marrëdhënien e ngushtë me Kylian Mbappen
Demokracia
17:04 | 01 Shkurt 2021

Share:

Ylli i PSG-së, Neymar nuk e ka ndërmend të largohet nga PSG-ja, transmeton “Demokracia.com”.

Ai në deklaratën e e tij të fundit u shpreh se ndihet shumë i lumtur, i përshtatur si asnjëherë më parë, dhe të gjithë këtë fokus të karrierës së tij e ka të fokusuar në ekipin e PSG-së.

Kjo deklaratë sikur u jep fund spekulimeve për një largim të mundshëm nga Franca.

Neymar e shpreh se sa të fortë e ka marrëdhënien me lojtarin e ekipit PSG, Kylian Mbappe, ku e konsideron si vëlla, dhe potencoi faktin se dëshiron qe edhe ai të mbetet pjesë e PSG-së.

Neymar i është drejtuar Mbappes me shprehjen “djalë i artë”  dhe se nëse të dy nuk largohen prej ekipit, PSG do të jetë shumë i fuqishëm. /Demokracia.com

 

Të ngjashme