Sport
Neymar s’ka të ndalur, shënon sërish për Santosin
Demokracia
09:29 | 03 Mars 2025

Share:

Neymar Junior po vazhdon të shkëlqejë në atdhe.

Sulmuesi brazilian ka qenë përsëri protagonist tek Santosi.

Ish-futbollisti i Barcelonës, Paris Saint-Germanit dhe Al Hilalit shënoi prapë gol në ndeshjen çerekfinale të Paulista Championship në fitoren 2:0 ndaj Bragantino.

Vendësit e hapën serinë e golave shumë shpejt, shkruan “Gazeta Express”.

Në minutën e nëntë, Santosi avancoi me golin që e shënoi Neymar nga gjuajtja e lirë.

Pas kësaj, ekipi e mori kontrollin e lojës dhe e menaxhoi mjaft mirë atë duke e dyfishuar epërsinë në pjesën e dytë.

Santosi fitoi në fund dhe avancoi në gjysmëfinale të kampionatit Paulista.

Ky ishte goli i tretë i Neymarit që prej rikthimit në futbollin brazilian pas eksperiencës që e pati në Evropë dhe shkurt në Arabinë Saudite.

Ai është zgjedhur katër herë “Lojtari i Ndeshjes” nga gjashtë ndeshje sa i ka zhvilluar.

Neymar po mundohet ta rikthejë formën optimale për t’u bërë gati për Kupën e Botës, e cila do të mbahet në verën e vitit të ardhshëm. /Gazeta Express

Të ngjashme