Ylli brazilian i PSG-së, Neymar, u rikthye në fushën e blertë, pas plot 2 muajsh mungesë, për shkak të një dëmtimi.
Megjithatë, kthimi i tij nuk la shije të mirë, pasi ai u tradhtua nga nervat në sfidën e sotme ndaj Lille, ku skuadra e tij u mposht me rezultatin 0:1, shkruan Demokracia.com.
Neymar dhe Djalo, u ndëshkuan me karton të kuq, në fundin e ndeshjes. Debati mes dy lojtarëve vazhdoi gjatë daljes nga fusha, teksa Neymar ishte shumë nervoz dhe po i kërkonte llogari lojtarit portugez.
Në një moment baraziliani tenton të godasë kundërshtarin në tunel, teksa u desh ndërhyrja e personave të tjerë, për të shmangur një përleshje të turpshme.
Për më tepër shikoni pamjet e mëposhtme: