Futbollistët janë të angazhuar me kombëtaret e tyre, duke pushuar nga detyrimet e klubit, por disa janë në pritje të dueleve shumë të rëndësishme në kualifikimet për Botërorin.
Brazili sigurisht që nuk bën pjesë në atë kategori, pasi rezultatet e mira nga ndeshjet e mëparshme e “mbajnë” në krye të divizionit të Amerikës së Jugut, shkruan Demokracia.com.
Prandaj, atmosfera në Brazil është shumë e mirë. Neymar u përpoq të bëhej edhe më i “lumtur” me një model të flokëve, i cili ra menjëherë në fokus të publikut.
View this post on Instagram
Kësaj radhe, ai vizatoi në kokë logon e “heroit të famshëm të filmave”, Batman.
E gjithë kjo në një sfond të bardhë, pasi ai zgjodhi një ngjyrë mjaft interesante.
Kjo nuk është hera e parë që Neymar eksperimenton me një model flokësh. /Demokracia.com