Sport
Neymar gjithnjë më afër largimit nga PSG-ja, përgjysmon edhe stërvitjet
Demokracia
15:43 | 22 Mars 2022

Share:

Paris Saint-Germaini është ende me mendje tek eliminimi i hershëm në Ligën e Kampionëve. Parisienët u mposhtëm nga Real Madridi në ndeshjen e dytë në “Santiago Bernabeu” në kuadër të fazës së 1/8 së finales.

Daniel Riolo, gazetari i njohur francez duke folur për RMC ka pretenduar se Neymar është në gjendje jo të mirë fizike, përcjell Demokracia.com.

Ai ka thënë se braziliani është në gjendje të keqe fizike dhe nuk po stërvit siç duhet me skuadrën. Edhe tifozët e parisienëve janë lodhur nga sjellja e tij.

Sipas gazetarit, Neymar po e mendon largimin nga Paris Saint-Germaini në verë dhe po shqyrton mundësi të reja, një nga to edhe Barcelona.

Neymar iu bashkua PSG-së nga Barcelona në verën e vitit 2017./Demokracia.com/

Të ngjashme