Sport
Neymar: Benzema e meritoi “Topin e Artë”, Vinicius duhet të ishte në top treshe
Demokracia
22:16 | 18 Tetor 2022

Share:

Ylli i Paris Saint-Germainit, Neymar ka reaguar pas ndarjes së çmimeve në gala mbrëmjen e ceremonisë “Topi i Artë” të mbajtur të hënën në Paris.

Sipas futbollistit brazilian, Karim Benzema e meritonte çmimin e “Topit të Artë” për vitin 2022, megjithatë ai ka mbetur i habitur me pozitën e tetë të Viniciusit, lojtarit të Real Madridit dhe njëherit bashkëkombasin e tij, shkruan Demokracia.com.

“Benzema e meritonte. Vinicius Junior të jetë në vendin e tetë nuk është e mundur. Minimumi midis tre vendeve”, ka shkruar Neymar në rrjetin social në Tëitter.


Karim Benzema fitoi për herë të parë “Topin e Artë” pas një viti të jashtëzakonshëm me Real Madridin.

34-vjeçari fitoi Ligën e Kampionëve me “mbretërit” si dhe La Ligan si dy titujt më të rëndësishëm të edicionit./Demokracia.com/

Të ngjashme