Sport
Newcastle mund të bie në ‘grupin e vdekjes’ në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm
Demokracia
13:38 | 23 Maj 2023

Share:

Newcastle United vulosi një rikthim në Ligën e Kampionëve pas dy dekadash me një barazim 0-0 kundër Leicester City në ndeshjen e tyre të parafundit të sezonit.

Eddie Howe ka bërë mrekulli në St James’ Park për të futur Newcastle në katër vendet e para, vetëm 18 muaj pasi Fondi i Investimeve Publike Saudite bleu klubin.

Kjo do të thotë që Newcastle do të luajnë në fazat e grupeve të garës elitare evropiane të klubeve për herë të parë që nga sezoni 2002/03 kur ata drejtoheshin nga legjendar Sir Bobby Robson.

Por, ata mund të mos e shijojnë edhe aq rikthimin në Ligën e Kampionëve kur të hyjnë në garën kryesore të UEFA-s.

Tashmë kanë dalë vazot e sezonit të ardhshëm për fazën e grupeve. Dhe me ato që bazohen në koeficientët e klubit në pesë vitet e fundit – ose 20 për qind e koeficientit të asociacionit të klubit – do të thotë që Newcastle do të jetë patjetër në vazon 4.

Me kampionët e çdo lige të madhe vendase që do të vendosen në vazon 1, kjo do të thotë se Newcastle do të garantohet të përballet me një nga Barcelona, ​​Paris Saint-Germain, Napoli, Borussia Dortmund, Feyenoord dhe Benfica dhe fituesin e Ligës së Evropës –Roma ose Sevilla.

Ata gjithashtu do të përballen me një klube tjera të mëdha nga vazo 2, ku aktualisht gjenden Bayern Munich, Real Madrid, Inter, Atletico Madrid, RB Leipzig dhe Porto.

Lajmi i mirë është se Neëcastle nuk mund të tërhiqet në të njëjtin grup me klubet e tjera angleze, Manchester City, Arsenal ose Manchester United.

Por, me shumë skuadra të forta që do të hidhen gjithashtu në vazon 3, një ‘grup i mundshëm vdekjeje’ për Newcastle mund të jetë kundër PSG ose Barcelonës nga vazo 1, Bayern ose Real nga vazo 2 dhe Milani nga vazo 3.

Klubet do të zbulojnë kundërshtarët e tyre në fazën e grupeve për edicionin 2023/24 më 31 gusht pasi të zhvillohen ndeshjet finale kualifikuese më 29-30 gusht.

Të ngjashme
Sport • 18 Maj 2024