Sport
Newcastle afër marrëveshjes me yllin e Atalanta
Demokracia
14:31 | 21 Janar 2022

Share:

Newcastle është afër për të kompletuar transferimin Duvan Zapata-s nga Atalanta, i cili do të jetë përforcimi kryesor i “bardhezinjve”, për të cilin besojnë se do të ndihmojë klubin anglez në luftën për mbijetesë në elitën e futbollit anglez.

Neëcastle kohë më parë firmosi kontratë me Tripien, është në negociata për huazimin eJesi Lingard dhe e njëjta formulë pritet të përdoret për transferimin e Zapata-s.

Kolumbiani do të arin te Neëcastle në formë huazimi gjashtë mujor nga Atalanta, por me një klauzolë që do ta detyronte të blihej nga Premierliga angleze këtë verë nëse klubi siguron mbijetesën në elitë. Negociatat filluan me një ofertë huazimi, plus një klauzolë blerjeje prej 28 milionë euro, dhe oferta e fundit e skuadrës angleze është 6 milionë euro për huazimin, plus një blerje prej 40 mln euro, nëse klubi mbijeton në Premierligë. /Demokracia.com/

Të ngjashme