Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer ka treguar edhe një herë tjetër aftësitë e tij të një futbollisti jashtë portës.
Neuer ishte në fushë për 90 minuta në takimin e Superkupës së Gjermanisë ku Bayern Munich triumfoi 1-3 përballë Borussia Dortmundit, shkruan Demokracia.com.
Portieri gjerman njihet për një lojtar që di mirë të mbulojë edhe një pjesë tjetër të fushës, ndërsa daljet e tij nga porta për të pastruar situatën pothuajse ndodhin në çdo ndeshje.
Një e tillë i ndodhi edhe mbrëmë në “Signal Iduna Park”.
Haaland with a Zlatan like challenge pic.twitter.com/rFyHjUI1MW
— Daniel L (@DJLuciano2151) August 17, 2021
Neuer e mposhti në dyluftim yllin norvegjez, Haaland, madje dy herë brenda pak momenteve.
Më poshtë mund të shihni momentin. /Demokracia.com