Sport
Neuer nuk e mendon tërheqjen nga Kombëtarja: Ende ndihem i rëndësishëm
Demokracia
09:22 | 18 Qershor 2024

Share:

Manuel Neuer po merr pjesë për herë të katërt në një Kampionat Evropian, derisa ka 15 vite që është pjesë e Kombëtares së Gjermanisë.

Përveç katër evropianëve, Neuer ka marrë pjesë edhe në katër Kampionate botërore, duke qenë portieri me më së shumti paraqitje në histori të Kombëtares.

Përkundër se ka bartur fanellën e Kombëtares në 120 ndeshje dhe ka 38 vite mbi supe, Manuel Neuer ende nuk është bindur për t’u pensionuar.

38-vjeçari është pyetur nëse ky është evropiani i fundit me Gjermaninë, por ai ende nuk e ka marrë një vendim të tillë.

“Tërheqja nga kombëtarja? Nuk mund të them ende nëse ky do të jetë turneu im i fundit, do ta mendoj kur të përfundojë”, tha portieri gjerman.

Neuer ka thënë se përkundër se nuk është një kapiten, ai vazhdon të ndihet i rëndësishëm për skuadrën.

“Edhe pse nuk jam më kapiten, situata ime ka ndryshuar shumë pak, sepse ndihem ende i rëndësishëm për ekipin”, deklaroi Neuer.

Gjermania e nisi me fitore Euro 2024 duke mposhtur Skocinë me rezultat 5-1, derisa ndeshjen e dytë e zhvillojnë ndaj Hungarisë.

Të ngjashme