Netflix bie nga sistemi
Platforma Netflix u kthye përsëri, pasi ra nga sistemi për thuajse një orë duke lënë shumë përdorues të vendeve të ndryshme të botës pa qasje në të, shkruan Demokracia.com
Sipas statistikave kishte më shumë se 1 mijë e 600 ankesa pasi sistemi ra.
Përdoruesit vendosën të flisnin në rrjetet sociale për këtë problem, duke thënë se edhe pse e rifreskonin faqen sipas udhëzimeve të Netflix, përsëri nuk hapej.
Netflix njoftoi se problemi ishte zgjidhur dhe kërkoi falje nga përdoruesit e tij.
Netflix muajin e kaluar kishte njoftuar se çmimi për t’u abonuar do të rritej nga 8,99 në 9,99 funta. /Demokracia.com/