ShowBiz
Netflix fitoi milionat prej tyre, por krijuesi i ‘Squid Game’ nuk e ka shijuar aspak suksesin
Demokracia
15:14 | 30 Qershor 2023

Share:

‘Los Angeles Times’ ka raportuar kohët e fundit se suksesi i ‘Squid Game’ ishte një ndihmë e madhe për Netflixm, konkretisht, një shumë prej 900 milionë dollarësh, por, krijuesi i serialit, nuk e ka “shijuar” këtë sukses.

Krijuesi i ‘Squid Game’ Hwang Dong-hyuk ishte refuzuar 10 vjet përpara se Netflix ta pranonte, për ta kthyer më pas në historinë e suksesit të transmetimit të vitit 2021.

Megjithatë, ndërsa marrëveshja që ai bëri me Netflix ishte ‘e mjaftueshme’ për të, ai nuk merr shumë prej saj, duke llogaritur edhe humbjen e të gjitha të drejtave të Squid Game si një pronë intelektuale.

Pra, me të gjithë suksesin e jashtëzakonshëm të sezonit të parë të Squid Game, Dong-hyuk nuk mori para shtesë në vazhdën e asaj arritjeje.

Të ngjashme