Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu me një jelek antiplumb ka vizituar sot ushtarët e vendosur në kufirin me Gazën, ndërsa video dhe fotot janë publikuar në profilin e tij në X, ish Twitter.
Në video shfaqet ai duke u thënë ushtarëve se “faza tjetër po vjen”. Kujtojmë se pas sulmit të paprecedentë të Hamasit ndaj civilëve izraelitë, Izraeli mblodhi 300 mijë rezervistë dhe i vendosi rreth Gazës. Gjithashtu janë grumbulluar një numër i madh tankesh.
Banorët e qytetit të Gazës u urdhëruan të evakuohen në pjesën jugore të Rripit të Gazës./Demokracia