Lajme
Netanyahu: Do të hyjmë në Rripin e Gazës për të mposhtur Hamasin
Demokracia
17:52 | 13 Maj 2025

Share:

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi se ushtria izraelite do të hyjë në Rripin e Gazës me të gjitha mundësitë e saj në ditët në vijim.

Po ashtu deklaroi se Izraeli nuk sheh asnjë skenar në të cilin Izraeli të ndalë luftën

“Në ditët në vijim, ne do të hyjmë me të gjitha forcat tona për të përfunduar operacionin dhe për të mposhtur Hamasin”, tha Netanyahu  gjatë një takimi me rezervistët izraelitë.

“Nuk ka asnjë mënyrë që ne ta ndalojmë luftën”, tha mes të tjerash ai.

Të ngjashme