Lajme
Netanyahu deklarohet pas bisedës me Bidenin: Folëm për lirimin e pengjeve
Demokracia
18:47 | 18 Mars 2024

Share:

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu kanë folur në telefon në lidhje me luftën në Gaza.

Netanyahu përmes një postimi në “X” e ka konfimuar këtë bisedë, duke treguar se kanë folur për zhvillimet në luftë, por ndër të tjera edhe për lirimin e pengjeve.

“Ne folëm për zhvillimet e fundit në luftë, duke përfshirë angazhimin e Izraelit për arritjen e të gjitha qëllimeve të luftës, eliminimin e Hamasit, lirimin e të gjithë pengjeve tona dhe premtimin se Gaza nuk do të përbëjë më kërcënim për Izraelin dhe ofrimin e ndihmës së nevojshme humanitare që ndihmon në arritjen e këtyre qëllimeve”, tha kryeministri izraelit.

Të ngjashme