Lajme
Netanyahu: Biden e ka gabim, izraelitët mbështesin politikat e mia
Demokracia
19:14 | 10 Mars 2024

Share:

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu përgjigj fjalëve të presidentit amerikan Joe Biden, i cili gjatë një interviste për MSNBC e kritikoi atë duke thënë se “ai po e dëmton Izraelin më shumë sesa po e ndihmon”.

“Nuk e di saktësisht se çfarë donte të thoshte presidenti, por nëse ai donte të thoshte me këtë që unë po ndjek qëllime private kundër vullnetit të shumicës së izraelitëve dhe se kjo po dëmton interesat e Izraelit, atëherë ai e ka gabim në të dyja aspektet”, tha Netanyahu, siç raporton një videoklip i publikuar nga zyra e kryeministrit dhe i marrë nga Times of Israel.

“Këto nuk janë vetëm politikat e mia private”, shtoi ai “këto janë politika të mbështetura nga shumica dërrmuese e izraelitëve”.

Të ngjashme