Lajme
Netanyahu akuzon Macronin: Po qëndron në krah të terroristëve
Demokracia
16:49 | 14 Maj 2025

Share:

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar ndaj kritikave të presidentit francez, Emmanuel Macron, duke thënë se ky i fundit po e akuzon në mënyrë të rreme Izraelin.

Në një deklaratë për opinionin publik, Netanyahu tha se Izraeli po zhvillon një luftë të shumëfishtë në Lindjen e Mesme.

“Macron ka vendosur sërish të qëndrojë përkrah një organizate islamiste terroriste vrasëse dhe të përsërisë propagandën e saj të rreme, duke akuzuar Izraelin për shpifje të rënda gjaku. Izraeli po zhvillon një betejë të shumëfishtë për ekzistencën e tij pas masakrës së tmerrshme që Hamasi kreu ndaj njerëzve të pafajshëm më 7 tetor, përfshirë vrasjen dhe rrëmbimin e dhjetëra shtetasve francezë”, tha Netanyahu.

 

Ai shtoi gjithashtu se Macron po i kërkon Izraelit të dorëzohet.

“Në vend që të mbështesë kampin demokratik perëndimor që lufton kundër organizatave islamiste terroriste dhe të bëjë thirrje për lirimin e pengjeve, Macron sërish kërkon që Izraeli të dorëzohet dhe të shpërblejë terrorizmin”, u shpreh lideri izraelit.

Në fund, ai theksoi se Izraeli nuk do të dorëzohet.

“Izraeli nuk do të ndalet apo të dorëzohet. Kryeministri Netanyahu është i vendosur të përmbushë të gjitha objektivat ushtarake të Izraelit: lirimin e të gjithë pengjeve tona, mposhtjen ushtarake dhe politike të Hamasit dhe garantimin që Gaza të mos përbëjë më kërcënim për Izraelin”, thuhet në deklaratën nga Zyra e Kryeministrit të Izraelit.

Të ngjashme